Saturday, September 21, 2024

Champions League-Vijareal e kërcënon në 2-0, por Liverpuli përmbys gjithçka në 3-2 duke shkuar në finale

Lexo

Me avantazhin 2-0 të ndeshjes së parë ndaj Vijareal luajtur në Angli, Liverpul konsiderohej favorit kryesor për kualifikim në finale. Dhe, në fakt ashtu ndodhi, por për t’ia arritur kësaj nuk ishte e lehtë. Kjo, sepse me dy golat e pjesës së parë, Vijareal barazoi shifrat në 2-2 duke hapur takimin për një kualifikim të mundshëm. Por, gjithçka u përmbys në 45 minuat e dyta, kur Liverlul shënoi tre herë duke e përmbysur në 2-3 rezulatin në favor të tij, rezultat që e çon skuadrën e drejtuar nga i mirënjohur Klop në finalen e Champions League.

Në Estadio de la Ceramica, skuadra e Emery nis fuqishëm me Dias dhe Coquelin, më pas njerëzit e Klopp përmbysin rezultatin me Fabinho, Luis Diaz dhe Mané

Liverpooli “merr rreziqe”, por merr edhe biletën për finalen e Champions League 2021-2022. Pas 2-0 në Anfield, skuadra e Klopp fiton 3-2 me Villarrealin në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales dhe pret raundin e dytë të Real-City për të zbuluar se me kë do të duhet të takohen në aktin e fundit të turneut në Paris. Në Estadio de la Ceramica në pjesën e parë “Nëndetëse e Verdha” nisi fuqishëm dhe tremb të kuqtë me golat e Dias (3′) dhe Coquelin (41′). Në pjesën e dytë, Liverpooli reagon dhe falë një Rulli katastrofik përmbys gjithçka me Fabinhos (62′), Luis Diaz (67′) dhe Mané (74′). Në finale Capoue u përjashtua me të kuq.

Liverpool u bë klubi i parë anglez që arrin në finalen e Champions League, FA Cup dhe League Cup në të njëjtin sezon. Kjoë shtë finalja e 10 për Reds, duke u bërë skuadra e katërt që arrin këtë moment historik, pas Real Madrid (16), Bayern Munich (11) dhe Milan (11).

Trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp arriti në finalen e Champions për herë të katërt, asnjë trajner nuk ka bërë më mirë në këtë kompeticion (katër edhe për Alex Ferguson, Carlo Ancelotti dhe Marcello Lippi).

Sadio Mané shënoi 15 gola për Liverpool në fazën me eliminim të Champions League, duke barazuar Frank Lampard (me Chelsea) si lojtari me më shumë gola në fazat eliminatore të kompeticionit për një skuadër angleze.

Me dy asistimet e tij në 45 minutat e para kundër Liverpool, Étienne Capoue u bë lojtari i parë i Villarreal që shërbeu dy pasime fituese në të njëjtën ndeshje të Champions.

Goli i Boulaye Dia pas 2 minutash e 51 sekondash është goli më i shpejtë që Liverpooli ka pësuar nga fillimi i një ndeshjeje të Champions League që nga prilli 2018, kur Gabriel Jesus shënoi me Manchester Cityn pas vetëm 1 minutë e 57 sekondash.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img