Sunday, November 24, 2024

Kategoria e Dytë-Murlani sot në Orikum për gjysëmfinalen e Play Off-it të. Veleçiku kualifikohet direkt, pas dënimit të Gramshit

Lexo

Murlanasit e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa luajnë sot ndeshjen gjysëmfinalen e fazës Play Off për fatin e kualifikimit në Kategorinë e Parë. Skuadra e formuar vetëm dy vite më parë ka surprizuar me ecurinë e saj mjaft pozitive. Fillimisht në kategorinë e tretë, ku që në debutim fitoi të drejtën të ngjitej një kategori më lart, në të dytën, ndërkohë që aktualisht është njëra nga katër skuadrat e grupit A që do të luajë në Play Off për një biletë kualifikimi në të parën.

Ndërkohë, gjysëmfinalja tjetër e grupit A, Veleçiku-Gramshi, nuk do të zhvillohet. Arsyeja është që Gramshi i akuzuar për trukim të rezultatit është dënuar nga FSHF me pesë vite pëjashtim nga aktiviteti.

Kësisoj, koplikasit e drejtuar nga trajneri Haris Lika janë kualifikuar direkt në finale dhe tashmë presin fituesin e çiftit, Oriku-Murlani për tu ballafaquar në një fushë asnjanëse që do ta përcaktojë FSHF. Por, sipas rregullores, për të shkuar në kategorinë e parë, skuadrës fituese në finale do t’i duhet luajë me vendin e dhjetë të kategorisë së parë, ku fituesi i kësaj ndeshje do të jetë zyrtarisht sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img