Saturday, April 20, 2024

Superliga/Tirana-Vllaznia, klasikja e basketbollit shqiptar, sot ora 18:00 në gjysëmfinalen e parë, Play Off

Lexo

Superliga e basketbollit në basketboll për meshkuj, luan sot dy gjysëmfinalet e fazës Play Off:Tirana-Vllaznia dhe Teuta-Kamza. Takime këto, të cilat do të luhen që të dyja në orën 18:00.

Mes tyre, natyrisht që interesin më të madh e ka klasikja, Tirana-Vllaznia, takim i cili do të luhen në sallën sportive të Klubit Sportiv Tirana, “Farie Hoti”

Vllaznia e Shkodrës vjen në këtë gjysëmfinale të parë pas një ecurie jashtëzakonisht të mirë të fazës së dytë të kampionatit. Nën drejtimin e trajnerit të ri, Damian Bekteshi, në gjashtë ndeshje radhazi, fitoi pesë të tilla. E fundit ishte ajo e realizuar fundjavën e kaluar ku kuqeblutë mundën Teutën në “Qazim Dervishi”.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport në prag të kësaj ndeshje, tekniku kuqeblu, Damian Bekteshi është shprehur optimist duke besuar që skuadra që ai drejton do të arrijë të eleminojë Tiranën për të shkuar në finale.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale do të zhvillohet këtë fundjavë, ditën e shtunë, dhe në rast barazimi në fitoret e dy skuadrave, sipas rregullores të FSHB, do të luhet një ndeshje e tretë, përsëri në në fushën e bardhebluve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img