Sunday, November 24, 2024

Besëlidhja, pranë kalimit në Superligën e basketbollit për meshkuj. Lezhjanët mundën Partizanin në Play Out

Lexo

Besëlidhja është shumë pranë kualifikimit në Superligën e Basketbollit për meshkuj. Ky është një lajm shumë i mirë për tifozërinë lezhjane, e cila kryesisht është identifikuar me futbollin, ku skuadra e tyre ka luajtur për shumë vite në elitën e futbollit shqiptar, por tani është basketbolli që po shkëlqen.

Pasi ka bërë një prezantim shumë të mirë në kategorinë e parë, Besëlidhja po përballet me Partizanin në fzën Play Out. Të kuqe e drejtuar nga trajneri Ermal Borova janë renditur në vendin e parafundit të Superligës dhe për të qëndruar në elitë I duhet të sfidojë Besëlidhjen që vjen nga Kategoria e parë.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave është zhvilluar ditën e djeshme në pallatin e sportit “Aasllan Rusi” të kryeqytetit, aty ku Besëlidhja e drejtuar me kompetencë nga trajneri shkodran, Xhelal Kalaja me rezultatin, 58-65.

Lezhjanët kanë fituar dy periodat e para, 10-16 dhe 11- 13 duke kryesuar në mbyllje të pjesës së parë me shifrat 21 me 29. Perioda e tretë është e Partizanit me shifrat  20-17, por Besëlidhja fiton periodën e katërt, 17-19 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin,58-65.

Ballafaqimi i dytë për fazën Play Out mes këtyre dy skuadrave do të luhet përsëri në Tiranë, por këtë radhë në sallën sportive, “Farie Hoti” me datë 7 maj, aty ku Besëlidhja është pritëse. Një fitore e lezhjanëve i kualifikon ato në kategorinë e Superligës së basketbollit shqiptar, duke bërë që Partizani 33 herë kampion i Shqipërisë të zbresë në kategorinë e parë. Në rast, se të kuqtë fitojnë ndeshjen e dytë, atëherë për të përcaktuar ekipin kualifikues të Superligës, do të zhvillohet një ndeshje e tretë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img