Monday, November 25, 2024

Pragfinalja e Conference League, Murinjo, kërkon mbështetjen e shqiptarëve, që shkodrani Kumbulla të ngrejë kupën në emër të Romës brenda në Tiranë

Lexo

“Me apo pa Kumbullën, shqiptarët duhet të jenë në anën tonë. Nëse Roma fiton Kupën, një shqiptar fiton Kupën. Kjo duhet të mjaftojë për t’i afruar shqiptarët me Romën. Pra kemi ekuilibër. Ne luajmë një finale të premten, të tjerët janë me pushime. Nuk ka asnjë ekuilibër nga ky këndvështrim. Jam i emocionuar që finalja është në Tiranë, nuk kam luajtur kurrë atje. Unë kam disa miq të rëndësishëm në Tiranë. Fakti që stadiumi ka një kapacitet të vogël për dy klube si Roma dhe Feyenoord është e vetmja gjë negative. Nëse do të luanim në Bernabeu do të ishte plot. Për Shqipërinë është e rëndësishme. Ky është një mëkat për romanistët që nuk do të mund të jenë atje. Do të jetë bukur, më e bukur nëse Kumbulla ngre Kupën.” Është shprehur trajneri i Romës, Morinjo duke besuar që shqiptarët do të mbshtesin skuadrën e tij drejt fitores së këtij kompeticioni.

Në vijim, Morinjo, shprehet i kënaqur që është në drejtimin e Romës. “Më pëlqen të jem këtu në Romë, është e dukshme, mund ta ndjesh, kam pranuar një profil të caktuar të një projekti që zgjat 3 vjet. Më pas do të shohim se çfarë profili do të ketë pas këtyre 3 viteve. Mendoj se do të qëndroj këtu këto 3 vite, as që po mendoj të largohem më parë. Më pas do të shohim se çfarë drejtimi do të marrë, ndonjëherë projektet i afrohen pritshmërive ose largohen. Në futboll ka rëndësi sot ose maksimumi e nesërmja.”, shtë shprehur ndër të tjera, Morinjo.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img