Monday, November 25, 2024

Europiani i volejbollit meshkuj-Shqipëria U-22, e mbyll pa asnjë fitore

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë U-22 në volejboll për meshkuj i ka mbyllur me humbje kualifikueset e Kampionatit Europian, të cilat u zhvilluan në sallën olimpike “Feti Borova”. Në ndeshjen e fundit, kuqezinjtë e drejtuar nga Arben Sako dhe ndihmësit e tij Agim Reka dhe Erin Sejati janë mundur 0-3 nga Mali i Zi. 27-29 seti i parë për malazezët e më pas 12-25 dhe 18-25 dhe për një orë e 25 minuta malazezët kanë dalë fitues duke zënë vendin e dytë në grupin F, ndërkohë që kryesues e që u kualifikua për më tej është Austria.

Por në fakt në fushën e lojës kombëtarja jonë, në kushtet kur Mali i Zi një ditë më parë kishte luajtur për dy orë e gjysëm ndaj Austrisë në atë humbje 2-3, do të duhet të ishte më e freskët fizikisht. Gjë që në fakt nuk ka ndodhur.

Ndërkohë kombëtarja e moshës deri në 22 vjeç në ballafaqimet e saj ndaj Austrisë dhe Malit të Zi është ndjekur dhe nga trajneri i të rriturve të Shqipërisë, Jani Melka, që ka dhënë këtë përshtypje për këtë përfaqësuese.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img