Sunday, May 19, 2024

Trofeu i Kupës së Botës në Tiranë. E shoqëron braziliani Zhilberto Silva

Lexo

Trofeu prestigjioz i Kupës së Botës ka mbëritur të dielën paradite ne Tiranë. I shoqëruar edhe nga Ambasadori i turit të saj nëpër botë, braziliani Zhilberto Silva, trofeu është ekspozuar fillimisht në Rinas, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Uroj që kjo ndalesë këtu me trofeun, me të gjithë kohën që do të kemi këtu, shpresoj t’ju frymëzojë të gjithëve, gjeneratat e ardhshme në sport, në jetë, për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet. Ne këtu jemi për t’ju mbështetur, për të dhënë më të mirën tonë për ju, me zemrën tonë, me shpirtin tonë, dhe shpresoj të gjithë ta shijoni sepse edhe ne do ta shijojmë shumë çdo minutë këtu”, ka deklaruar Zhilberto Silva.

Për kryebashkiakun Veliaj, ky trofe mbart një simbolikë madhështore. Veliaj e sheh sportin si një agjent të rëndësishëm social.

“Jam jazhtëzakonisht i lumtur që mikpresim në Tiranë, Kupën e Botës. E paprekshme për të gjithë ne tokësorët, por e prekshme nga ata që janë triumfues. Unë besoj se kemi ambicie për të pasur sportin elitar, por mbi të gjitha kemi një ambicie për të pasur sportin elitar, por mbi të gjitha kemi një ambicie për të pasur sportin komunitar. Sporti i bashkon njerëzit”.

Trofeu më pas ka vijuar më pas të vendoset në kryeministri, aty Zhilberto Silva i ka dhuruar një kopje në miniaturë të Kupës së Botës Kryeministrit Rama.

Në mjediset e COD-së në kryeministri është hapur edhe një muzeum i futbollit shqiptar, ndërsa më pas, në lulishten prapa saj, është zhvilluar edhe një ndeshje midis fëmijëve, të udhëhequr nga braziliani Silva dhe nga ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img