Më 25 maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, do të luhet finalja e Conference League, mes Feyenoord dhe Romës.
Skuadra e parë që do të vijë në Tiranë, do të jetë Feyenoord. Holandezët pritet të mbërrijnë në Rinas, rreth orës 14:00 ose 14:30, më 24 maj dhe menjëherë do të nisen drejt Tiranës, ku më pas rreth orës 19:30, do të zhvillojnë stërvitjen e parë në stadiumin “Air Albania”.
Skuadra italiane e Romës, sipas planit do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 16:40 dhe do të niset menjëherë drejt stadiumit, ku do të jetë edhe konferenca e shtypit.
Vlen të përmendet se ditën e sotme ka mbërritur në Shqipëri edhe autobusi i Romës, që ditën e nesërme do të shkojë në Rinas për të marrë lojtarët dhe stafin.