Roma ka fituar funalen e Conference League duke mundur Feyenordin me rezultatin 1-0, ndeshje kjo e luajtur mbrënmjen e së mërkurës në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Një humbje kjo që nuk është përjetuar mirë nga holandezët, ku ndër të tjera, është media e këtij vendi, e cila është ndalur kryesisht tek vonesat e lojës nga mbrojtësi i Romës, Abraham, që sipas tyre, kanë qënë të qëllimta për të ruajtur avantazhin.
Disa media holandeze kritikojnë qendërsulmuesin për vonesat e shkaktuara në fundin e ndeshjes
Është përjetuar keq nga shtypi holandez fitorja e Romës në Conference League duke mundur në finale Feyenoord. Në veçanti, disa media e kanë vënë theksin tek humbja e kohës nga ana e Tammy Abraham në minutat e fundit të lojës. Nuk u ka shpëtuar kamerave as shkelja e syrit e bërë nga Abraham ndaj Mourinhos kur ai ishte në tokë për një faull të fishkëllyer në favor.
“Abrahami rezulton të jetë një nxënës i vërtetë i Mourinho-s”, shkruhet në sportnieuës.nl, me një shënim kritik për qëndrimin e numrit 9. Dhe përsëri: “Abrahami ishte ulur për disa minuta. Kështu që ai humbi kohë. Janë lojtarë të José Mourinhos për një arsye, nuk është faji i tyre…”. Me pak fjalë, një humbje e papranuar nga disa media holandeze.