Monday, November 25, 2024

Gaboi në golin e pësuar në Islandë, Gjimshiti i kërkon falje skuadrës.

Lexo

Një top i pasuar në mënyrë flagrante gabim nga mbrojtësi Berat Gjimshiti, i ka kushtuar rëndë kombëtares shqiptare në sfidën e parë të Ligës së Kombeve, Islandë-Shqipëri. Pas atij gabimi në prapavijë, vendasit kanë arritur të shënojnë golin e barazimit, barazim i cili qëndroi në fuqi deri në fund të ndeshjes, e cila u byll në barazim 1-1. Në prononcimin e dhënë për Supërport, menjëherë pas ndeshjes, Gjimshiti e pranon gabimin, dhe për këtë i kërkon falje skuadrës.

“Për mua është rezultat i keq. Në pjesën e dytë bëmë shumë gabime, te goli gabova unë, i kërkoj falje skuadrës. Teknikisht duhet ta kisha hequr topin më mirë. E kishim mundësinë ta fitonim ndeshen. Ishin më agresivë, kemi shumë humbur duele, ata kishin më shumë vetëbesim në pjesën e dytë dhe krijuan më shumë.

E vështirë të thuash pse ndodhin gabime në mbrojte, unë gabova teknikisht, doja ta hiqja topin në aut, e kapa me të brendshme dhe ia dhashë si një asist, duhet të përmirësohemi, për të mos përsëritur gabimet.

Ne që kemi më shumë eksperiencë duhet të ndihmojmë të terët. Ishte e vështirë të ishim më agresiv. Çdo lojtar e ka brenda vetes, që duhet të japë më shumë. Ishim më ngadalë, ata ishin më agresiv.

Ne kishim ardhur me në qëllim ta fitonim ndeshjen, kemi skuadër me cilësi dhe duhet të jemi të vetëdijshëm në atë që duhet të arrijmë. Do ia dalim, nëse nuk i bëjmë ato gabime”, tha ndër të tjera, Gjimshiti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img