Friday, April 19, 2024

Shënoi në Islandë, Taulant Seferi vazhdon formën e mirë të kampionatit shqiptar

Lexo

Forma e mirë sportive dhe golat e shënuar për bardheblutë në kampionatin shqiptar i dhanë kombëtaren Taulant Sferit. E priste një moment të tillë rikthimi në radhët e kuqezinjëve, dhe besimin e teknikuit Reja, ia shpërbleu më së miri duke shënuar në portën islandeze.

Në prononcimin e pasndeshjes dhënë për Supersport, Seferi tha: “E bëra golin dhe mendova t’i marrim tre pikët. Edhe një pikë nuk është keq, sepse e dimë që Shqipëria nuk ka fituar kurrë këtu në Islandë. Tani duhet të mendojmë për Izraelin. Jam i lumtur që e bëra golin e parë për Shqipërinë.

Besoj se kjo është nga puna që kam bërë me klubin dhe që kam marrë vetëbesimin.

E kishim menduar që të mbanim hapësira. Në pjesën e dytë nuk bëmë ndeshjen që përgatitëm. Por fokusi duhet të jetë te Izraeli.

E ndjeva që po më vinte topi dhe e futa në rrjetë. Nuk kisha shumë kontakt me topin. E kisha dhe atë shansin me kokë. Pjesën e dytë nuk e bëmë ndeshjen e mirë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img