Tuesday, November 26, 2024

Peshëngritje-Herlsion Ismailaj, pozitiv në testet anti-doping. Pritet vendimi i Bordit të FSHP

Lexo

Herlsion Ismailaj, peshëngritësi 24-vjeçar, i cili stërvitet në Greqi dhe përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Europian në peshën 67 kilogram, ka rezultuar pozitiv në testet antidoping. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ishin teste të kërkuar nga vetë institucioni më i lartë i shtangës shqiptare në prag të Europianit. “Sepse – thotë Gjoza për Radio Televizionin Shqiptar – kërkojmë një sport të pastër dhe që të mos njollosemi përpara ndërkombëtar. Fati i madh është që nuk na rezultoi gjatë Europianit, pavarësisht se garoi”.

Tanimë pritet të mblidhet Bordi Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e cila do të marrë dhe masat ndëshkimore, të cilat do të jenë në shkallën maksimale deri në përjashtim. Madje Ismailaj ka të drejtën e apelimit, ndërsa do të dëgjohet dhe nga Bordi për arsye e marre së këtij medikamenti të ndaluar, emri i të cilit nuk zbulohet, por që është e qartë se njollos në një farë mënyre Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, e cila po mundohet ta mbajë këtë sport sa më të pastër. Në peshën 67 kilogram, Ismailaj në shkëputje ngriti 118 kilogram, kurse në shtytje 145 kilogram dhe në dygarësh 263 kilogram. Kjo ishte paraqitja e tij, që në fakt prishet nga rasti me doping.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img