Skënderbeu rrëzon Egnatian, korçarët ngjiten në podium! Superiore, java e 12-të

Skënderbeu-Egnatia  1-0(Shënues: Lagonidis 2’)

Skënderbeu konfirmon edhe një herë momentin e shkëlqyer që po kalon duke mposhtur Egnatian me rezultatin 1-0 në Korçë në një nga përballjet më interesante të javës së 12-të të Abisnet Superiore.

Dy skuadrat që kan treguar formën më të mirë në kampionat u rikthyen në fushë pas dy javësh pushim por në fund festuan korçarët.

Një gol i grekut Lagonidis në pjesën e parë rezultoi vendimtar për Skënderbeun që arriti të menaxhonte me zgjuarsi avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Sfida u bë edhe më e vështirë për rrogozhinasit pas daljes me karton të kuq të Albano Aleksit në fundin e pjesës së parë.

Me një lojtar më shumë Skënderbeu administroi avantazhin dhe nuk lejoi Egnatian të rikthehej në lojë.

Ky sukses i jep një tjetër shtysë skuadrës korçare që vijon serinë pozitive dhe ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të renditjes.

Nga ana tjetër Egnatia pëson një ndalesë në kampionat por mbetet në krye të tabelës.

Tashmë rrogozhinasit duhet të kthejnë vëmendjen nga Konferencë Ligë ku të enjten e ardhshme i pret një tjetër sfidë e rëndësishme.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe