Teuta – KF Laçi, 16:00, Partizani – Vllaznia(18:30), dy duelet e sotme për Abissnet Superiore

I nisur të premten me dy dulet e para: Skënderbeu-Egnatian) dhe AF Elbasani – Dinamo City, të cilat përfunduan me fitoret e korçarëve dhe elbasanasve me të njëjtin rezultat, 1 me 0, javë e 12-të e Kampionatit Kombëtar të Abissnet Superiore vijon sot me dy duele të tjera.

Teuta do të përballet me Laçin në orën 16:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, ndërsa në orën 18:30, në “Air Albania”, do të luhet Partizani – Vllaznia.

Java e 12-të do të mbyllet të dielën, më 22 nëntor, me përballjen Vora – Tirana, që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, në orën 13:30.

Kalendari i javës së 12-të Abiisnet Superiore

Të premten
Skënderbeu – Egnatia, 1-0
AF Elbasani – Dinamo City, 1-0

Të shtunën
Teuta – KF Laçi, 21.11.2026, 16:00
Partizani – Vllaznia, 21.11.2026, 18:30

Të dielën
FK Vora – Tirana, 22.11.2026, 13:30

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe