Saturday, August 23, 2025

Kuqezinjtë 21 vjeçarë përgatiten për Kosovën. Të hënën, ndeshja e fundit për eleminatoret e Evropianit 2023

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet për ndeshjen përmbyllëse në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 të Grupit G për këtë grup-moshë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përballen me Kosovën U-21 në stadiumin “Elbasan Arena” më datën 13 qershor, me sfidën që nis në ora 19:30.

Pas kthimit nga Anglia, ku përfaqësuesja e nën 21-vjeçarëve luajti më 7 qershor me ishullorët, skuadra ka vijuar stërvitjen në Durrës sipas programit të paracaktuar nga stafi teknik. Me ekipin nuk ka udhëtuar Armando Dobra, i cili është i skualifikuar pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Anglisë.

Mungesa tjetër e konfirmuar është edhe ajo e portierit Angelo Tafas i dëmtuar, i cili është zëvendësuar nga portieri tjetër, Bruno Puja. Pjesa tjetër e grupit është e plotë teksa skuadra ka zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”. Gjendja e grupit paraqitet e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për të bërë një ndeshje të mirë ndaj Kosovës dhe për të mbyllur këtë fushatë kualifikuese me një fitore.

Shqipëria U-21 ishte pjesë e Grupit G në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Kuqezinjtë aktualisht renditen në vendin e pestë të grupit me 9 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje, por nëse marrin 3 pikë në sfidën e fundit parakalojnë Kosovën dhe i mbyllin kualifikueset me 12 pikë në vendin e katërt.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img