Mevlan Adili konfirmon largimin nga Vllaznia. Me anë të një postimi të gjatë në profilin e tij zyrtar, mbrojtësi ka zyrtarizuar largimin e tij nga Shkodra. Kujtojmë që Adili shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë, kundër Laçit.
Postimi i Adilit
Faleminderit Shkodër, faleminderit KF Vllaznia!
I lumtur qe i kam sherby keti qyteti kaq te bukur, qytet me kultur, art, tradit, qytet qe jeton me sport sidomos me futbollin ,keti populli qe meriton gjithcka sepse e bajn cdo gje me zemer te bardh dhe pa asnje interes.
Kudo qe kam shkuar nga dita e pare kam qen shum i respektuar dhe i nderuar une dhe familja ime gje qe ma keni lehtesuar te bej paraqitje te mira ne fush dhe i lumtur qe isha pjes e keti grupi me djem dhe futbollista te mrekullueshem qe ktheu entuziazmin qe kishte munguar ne kete qytet dhe me fitimin e kupes se shqiperis 2 her radhazi ndrishuam cdo gje.
Sa te kem jet do keni nje vend te veçantë në zemrën time, sepse keni bërë shumë për mua dhe lutem cdo ditë nga zemra që ky qytet të ketë zhvillim ekonomik sa ma të mirë ky popull të ketë jet te mir te lumtur dhe pa probleme, kurse klubit të Vllaznisë ju deshiroj cdo te mir sa ma shum trofe dhe paraqitje te mira ne Europë, sepse kur Vllaznia eshte mirë, i gjithë qyteti buzeqesh. Vllaznia esht amanet!
Nje gje kam kuptuar, të luash për Vllazninë ështe pergjegjsi e madhe kurse te fitosh trofe me vllaznin esht sikur te lindesh per se dyti .
Deshmoj se per kete klub dhe per keto ngjyra gjithmon kam dhen maksimimin ndonje her edhe me shumë.
Kur jam vetvetja ndihem shum rehat ,une nuk jam perfekt dhe smund te jem mirepo gjithmon kam qen vetvetja ndonjeher me gabime ndonjeher pa gabime kam mesuar nga gabimet e mia dhe duke qen vetvetja jam cuar ne kemb dhe te pamunduren e kam ba te mundur per kete qytet dhe per kete ekip. Me shummm dashuri i juaji Mevlan Adili.