“International Football Tournament”, quhet turneu ndërkombëtar i futbollit për kategorinë e moshës U-17 që po zhvillohet në Prishtinë me pjesëmarrjen e skuadrave kampione të rajonit, mes të cilave edhe Vllaznia e Shkodrës, kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë. Takimin e parë skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerët Edmond Doçi dhe Denis Zmijani e luajti përballë ekipit kosovar, Llapi. Një ndeshje kjo e dominuar nga skuadra shkodrane, e cila arriti të fitoje me rezultatin 2-1 duke u kualifikuar ne gjysemfinale ku gjen ekipin kosovar 2 Korriku.
Një gjysëmfinale kjo e luajtur pasditen e djeshme në kompleksin sportiv “2 Korriku” e cila foli më shumë për skuadrën vendase, e cila arrin ta mbyllë pjesën e parë në avantazh 1-0 me një gol të shënuar që në minutën e 25-të. Vllaznia futet në lojë me golin e barazimit të shënuar nga Geral Kubazi në minutën e 60-të, barazim ky që e ndez me të vertetë luftën sportive, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të shkuar në finale.
Një gjë të tillë e arrin skuadra kosovare, 2 Korriku, e cila shënon edhe dy gola të tjerë njëri pas tjetrit, përkatësisht në minutat 70 dhe 80-të duke e fituar të gjitha ndeshjen me rezultatin 3-1.
Me këtë fitore, kosovarët e 2 Korrikut shkojnë në finale për t’u ndeshur me kampionen e Turqisë, Beshiktash, e cila nga ana e saj eleminoi në gjysëmfinale Besën e Pejës.