Monday, November 25, 2024

ASV Spratzen-Vllaznia, të martën, ora 18:30. Miqësorja e fundit për kuqeblutë në Austri

Lexo

Realisht, në kampin shkodran i kishin bërë llogaritë për të zhvilluar tre ndeshje miqësore gjatë periudhës që skuadra zhvillonte ditët e fazës përgatitore në Austri,

Një gjë të tillë e pati deklaruar edhe vetë trajneri Mirel Josa pak çaste përpara nisjes drejt Austrisë, dhe të njëjtën gjë konfirmuan edhe drejtuesit e klubit gjatë qëndrimit në Austri.

Dhe, me miqësoren e luajtur pasditen e së dieles përballë skuadrës së Katarit, Al Ahli SC Doha, e cila ishte e treta për nga radha, u mendua se ishte e fundit në tokën austriake.

Por, gjërat kanë ndryshuar të hënën, kur pikërisht në orët e paradites në adresë të drejtuesve kuqeblu ka mbërritur një propozim dhe kërkesë nga ana e klubit austriak ASV Spratzen për zhvillimin e një ndeshje miqësore me Vllazninë.

Fakti që ndeshja është programuar të luhet në St Polten, qyteti i cili spikat për një numër të madh të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në atë zonë, drejtuesit kuqeblu pranuan kërkesën e klubit austriak.

Sipas drejtuesve të klubit Vllaznia, përtej asaj që miqësorja është në shërbim të përgatitjeve të skuadrës për ndeshjet europiane, një miqësore e tillë pritet të shërbejë edhe për promovimin e Vllaznisë në komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Austri.

Miqësorja në fjalë ASV Spratzen-Vllaznia, do të luhet nesër, të martën, në stadiumin e qytetit St Polten duke filluar nga ora 18:30.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img