Friday, November 22, 2024

Boks-Barazim mes Florian Markut dhe anglezit Jamie Stewart, reagon boksieri shqiptar

Lexo

Sfida e mirëpritur në boksin profesionist mes shqiptarit Florian Marku dhe anglezit Jamie Stewart është mbyllur në barazim. Ky të paktën është vendimi i gjyqtarisë në përballjen e sotme zhvilluar në  salln e boksit “O2 Arena” të Londrës. Referuar sfidës në fjalë duhet thënë se boksimi i Florian Markut ka qënë shumë më i mirë se sa i kundërshtarit të tij, sidomos në raundin e dytë ku ai arriti të fitojë edhe një nogdam duke e rrëzuar në ring anglezin. Edhe në raundet e tjera në vazhdim epërsia e Markut ka qënë e dukshme, por në fund gjyqtarët kanë çuditur kur kanë dhënë vendimin e barabartë me pikëzimin 78 me 78. Një rezultat, që nuk e ka kënaqur aspak boksierin shqiptar, që ka reaguar në fund duke e cilësuar si të padrejtë vendimin. “Po bëni shaka me mua, spo e kuptoj. Kjo nuk është e drejtë. Të gjithë e panë se unë e fitova ndeshjen, nuk e kuptoj. Boksi është për ta goditur kundërshtarin në fytyre dhe jo në dorëza. Çfarë bëri ky gjatë tërë ndeshjes?! Nuk me goditi asnjëherë në fytyrë, ky gjykim është qesharak. A e dinë gjyqtarët çfarë do të thotë për mua një barazim. A janë duke bërë shaka gjyqtarët apo çfarë? Po ma shkatërrojnë karrierën”, deklaroi Marku i irrituar. Në 7 duelet e tij si profesionist Marku regjistronte 7 fitore, ndërsa rivali i tij Stjuart kishte 2 fitore në karrierë në 2 sfida që kishte zhvilluar gjithsej.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img