Friday, November 22, 2024

Boks profesionist, lezhjani Jurgen Uldedaj fiton ndaj serbit Bojan Cestiç

Lexo

Boksieri i talentuar shqiptar, Jurgen Uldedaj ka realizuar fitoren e 13-të radhazi në boksin profesionist. Në cilësinë e kampionit të dyfishtë të botës në versionet WBC dhe WBO, për të rinj deri në moshën 24 vjeç, boksieri nga Lezha që stervitet dhe konkuron në Gjermani u ndesh mbrëmjen e së shtunës me rivalin e tij serb, Bojan Cestiç.

Ndeshja e zhvilluar në ringun e Magdenburg të Gjermanisë ishte kualifikuese në rankingun Botror për dy federatat kryesore të boksit profesionist në ËBO dhe ËBA ku boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj është i listuar në grupin e 15 boksierëve më të mirë të botës për peshën Cruiser.

I ardhur në këtë sfidë nga 12 fitore radhazi, boksieri i Uldedaj ka qënë perfekt që në raundin e parë duke krijuar një superioritet të dukshëm ndaj kundërshtarit. I tillë ishte ai edhe në raundin e dytë duke e shtuar avantazhin e pikëve, ndërkohë që të tretin ka shpërthyer në një breshëri goditjesh duke e fituar ndeshjen me KO.

Krahas të tjerave, fitorja e kësaj ndeshje dhe në tërësi ecuria shumë pozitive që po shënon kampioni Jurgen Uldedaj në boksin gjerman i detikohet edhe vëllezërve Zenun, Fatmir dhe Agron Krasniqi, të cilët vazhdojnë ta mbështesin dhe promovojnë kampion shqiptar në arenen ndërkombëtare.

 

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img