Thursday, April 25, 2024

Futboll femra-Java e 5, fitore të Vllaznisë dhe Juban Danjes(KF Murlani) përballë Kinostudios dhe Bilisht Sport

Lexo

Java e pestë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra ka regjistruar dy fitore të rëndësishme nga ekipet shkodrane. Vllaznia, edhe pse ka luajtur në transfertë me Kinostudion ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 2 me 9. Për skuadrën kuqeblu, autore të golave ka e zakonshmja Doçi, e cila në këtë ndeshje ka shënuar  5 herë në portën kundërshtare. Ndërsa, golat e tjerë kanë për autor, Lufo(2), Levenaj, dhe Gjini.

Ndërkohë që Vllaznia fitonte në kompleksin sportiv të Kamzës ndaj Kinostudios, 2 me 9, të njëjtën gjë bënte edhe Juban Danja, duke mundur thellësisht në Kompleksin sportiv “Zmijani” ekipin mysafir Bilisht Sport me rezultatin 8-0. Falë edhe një bashkëpunimi që ka nisur këtë sezon sportiv mes Juban Danjes dhe KF Murlani, paraqitjet e kësaj skuadre kanë rritje, për të cilat flasin edhe vetë dy fitoret radhazi. Për Juban Danjen(Murlani), golat janë shënuar nga Selimi, Vasa, Lleshi, Jaku, Tanushi, Avullija, Kola dhe Brunga.

Pas këtyre dy fitoreve të skuadrave shkodrane, Vllaznia vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës së klasifikimit me 15 pikë, ndërsa Juban Danja(KF Murlani) renditet në vendin e dytë me 12 pikëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img