Ditë më parë, Veriu Sport, botoi një shkrim, në të cilin ekskluzivisht bëhej e ditur se ndeshja e parë e turit të dytë të Conferencë League, Vllaznia-League nuk do të transmetohet në TV.
Lajmi në fjajë, ishte aq befasues, por edhe trishtues për shumë e shumë dashamirës të futbollit shkodran që janë mësuar t’i ndjekin ndeshjet e skuadrës së zemrës përmes ekranit të televizorit.
Lajm ky që në fakt, nxiti jo pak interesin e qindra e mijëra tifozëve shkodranë që nxituan të sigurojnë një biletë për të ndjekur live në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” sfidën në fjalë.
E ndërkohë, kishte jo pak prej atyre, por që edhe ka sërishmi, që nuk e morën seriozisht, apo edhe në një farë mënyre, nuk dëshirojnë ta besojnë se lajmi në fjalë është i besueshëm.
Është kjo arsyeja që stafi i Veriu Sport, e shikon të arsyeshme t’i rikthehet sërish një teme të tillë. Bazuar në të njëjtat kontakte zyrtare me drejtuesit më të lartë të KF Vllaznia, ashtu si edhe më parë, Veriu Sport konfirmon sërish se sfida, Vllaznia-League nuk do të transmetohet në TV.
Që do të thotë se drejtusit kuqeblu janë të vendosur mos të ketë transmetim televiziv të kësaj ndeshje. Sipas tyre, ofertat ekonomike nga operatorët televiziv janë shumë të ulëta që jo vetëm nuk sjellin dobi për arkat e klubit por përkundrazi “dëmtojn” duke ndikuar në frenimin e prezencës së tifozëve në stadium.
Duke qënë të bindur se informacioni në fjalë vazhdon të shkaktojë konfuzion në radhët e publikut, brenda dhe jashtë vendit, e gjejmë me vend të rikonfirmojmë edhe një herë se lajmi në fjalë është OK.
Ndaj, duke besuar se me këtë informacion kontribuojnë dhe ndihmojmë sado pak ato që janë të interesuar për këtë temë, urojmë që mes operatorëve televiziv dhe drejtuesve të KF Vllaznia të gjendet një gjuhë e përbashkët, në mënyrë që të plotësohen dëshirat dhe kërkesat e qindra e mijëra sportdashësve shkodranë, sidomos ato që jetojnë jashtë vendit, për ta ndjekur këtë ndekur live këtë ndeshje.
Por që, për hirë të së vertetës, me lajmet më të fundit zyrtare marrë nga kupola e klubit kuqeblu, vendimi është i prerë për të mos e transmetuar ndeshjen në TV.