Për peshëngritësin e talentuar shkodran, Erkand Qerimaj, sot ka qënë një ditë speciale. Falë paraqitjeve të suksesshme që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në aktivitetet kombëtare dhe sidomos ato ndërkombëtare, institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë e ka nderuar atë me dekoratën e lartë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Ceremonia në fjalë është zhvilluar sot në mjediset e Presidendes, ku ka qënë vetë kreu i këtij institucioni, Ilir Meta që ia ka dorëzuar dekoratën në fjalë kampionit Erkand Qerimaj.
Nje Dite shume e lumtur!
Pas Shume viteve pune , mund e sakrifica e 20 Vite me Medalje Mesdhetare Europiane Boterore bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit Kombetar ne Arena nderkombetare !
Falenderoj Presidentin e Republikes, Ilir Meta per Dekorimin me Dekoraten e larte Gjergj Kastrioti Skenderbeu !
Jam shume i nderuar te mbaj kete Dekorate , shkruan në postimin e tij Erkandi shoqëruar dhe me foto ku spikasin pjesëtar të familjes “Qerimaj”.