Sunday, April 28, 2024

(Video) Vllaznia-Universitatea Craiova-Masa të rrepta nga policia për mbarëvajtjen e ndeshjes-Flasin ekspertët e ruajtjes së rendit-Konferencë shtypi

Lexo

Të enjten, ora 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të luhet ndeshja, Vllaznia- Universitatea Craiova, takimi i parë për turin e dytë të Konferencë League. E konsideruar si ndeshje që kërkon një siguri të veçantë, përballja e orës 21:00 të 21 korrikut 2022, Vllaznia- Universitatea Craiova, ka marrë vemendjen e plotë të specialistëve përkatës të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

E vlerësuar e tillë, nga ana e Klubit të Futbollit Vllaznia dhe faktorëve të tjerë vendor dhe më gjërë, po merren masat e duhura të sigurisë për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.

Në shërbim të kësaj sigurie, KF Vllaznia organizoi pasditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” një konferencë shtypi me pjesëmarrjen e Behar Kraja-Shefi i sigurisë publike në DP Shkodër, Ardian Zaganjori-Shefi vullnetar i sigurisë KF Vllaznia, si dhe Artan Brahimi, Oficer i Rendit dhe Sigurisë së Aktivitetit.

Konferenca në fjalë është hapur nga Zëdhënësi i Shtypit i KF Vllaznia, Gjergj Kola, i cili pasi bëri një përmbledhje të përgjithshme të rëndësisë së aktivitetit, ia ka dhënë fjalën specialisve përkatës.

(Video:Konferenca e shtypit i KF Vllaznia-Masat e policisë për mbarëvajtjen e ndeshjes së Konferencë League, Vllaznia- Universitatea Craiova)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img