Tuesday, November 26, 2024

Tirana- Zrinjski(Mostar), sot ora 20:00 në “Air Albania” për turin e dytë të Conference League

Lexo

Bardheblutë e Tiranës luajnë  sot në “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00 për ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League duke pasur përballë boshnjakët e Zrinjski. Skuadra kryeqytetase u eliminua që në raundin e parë në Champions League nga Dudelange dhe tani do të provojnë Conference League.

Duke folur për këtë ndeshje, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi është shprehur: “Gjendja është normale. Sigurisht që nga ana psikologjike nuk ka vend për atë që ka ndodhur. Ndeshja vjen menjëherë pas një jave nga humbja që pësuam dhe mendoj se është mirë pasi na ndihmon të harrojmë sa më shpejt. Ana psikologjike mendoj se është e duhura”.

“Zrinjski? Është një skuadër që ka bërë mirë, me traditë, ka në përbërje element të rëndësishëm.  Janë kampionë në vendin e tyre, kemi informacione për ta. Formacioni? Do të kemi ndryshime në varësi të kundërshtarit, nesër do të shihet se kush do të zbresë në fushë”.

“Tirana e vjetër? Do e shihni sot, do kemi ndryshime. Ajo Tiranë e sezonit të kaluar ishte në pjesën e parë(me Dudelange), pavarësisht se ka situata që ulin entuziazmin. Pamë një skuadër agresive, që i shkonte për shtat sezonit të kaluar. Sot kemi menduar strategji tjetër, se kundërshtarët nga njëri tjetri ndryshojnë”.

“Të gjithë e mbajnë mend Skënderbeun në grupet e Ligës së Europës, por nuk e mbajnë mend në fillimet e tij, që ikte që në tur të parë. Ishim me eksperiencë, por nuk arrinim të shpreheshim si duhet. Kam qenë prezent, nuk jepnim asgjë sepse na mbyste ndjenja e inferioritetit. Por më pas eksperienca bën që e vështira të duket e thjeshtë”.

“Jam i bindur që vitin tjetër, nëse Tirana del kampion, do të bëjë më mirë. Skuadra ka nevojë për eksperiencë, vit pas viti të jetë aty”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img