Një ditë përpara sfidës shumë të rëndësishme, Vllaznia-Universitatea e Craiovës, trajneri i kuqebluve Mirel Josa, i cili shoqërohej edhe nga kapiteni Erdenis Gurishta, ka dalë në një konferencë shtypi me gazetarët shkodranë. Në prononcimin e tij, Josa vlerëson kundërshtarin, por ndërkohë bën të ditur që skuadra e tij është përgatitur seriozisht për këtë sfidë dhe të enjten është gati për të bërë më të mirën në fushën e lojës në kërkim të kualiufikimit/
“Universitatea Kraiova është një kundërshtar që është me histori në futbollin e Rumanisë. Unë e mbaj mend kur kam luajtur vetë kundër Dinamos së Bukureshtit, kanë qenë tre skuadrat e para së bashku me Steauan. Shoh një infrastrukturë shumë të mirë, ka një president që e njeh futbollin dhe kjo është anë pozitive për një skuadër. I kemi parë ndeshjet e kësaj skuadre, i kam ndjekur edhe lojtarët në mënyrë individuale dhe këtë për interesimin që kam pasur për kundërshtarin, por mua më intereson se çfarë duhet të bëjë skuadra ime. Kraiova ka luajtur vjet ndaj Laçit dhe ky fakt ne nuk na favorizon sepse do t’i marrim masat ndryshe.”, u shpreh Josa për kundërshtarin.
Ndërkohë, duke folur për skuadrën që ai drejton, Josda, tha: “Jam i sigurt që Vllaznia është në gjendje optimale për këtë sfidë. Zhvillimi i ndeshjes për në turin e dytë të Ligës së Konferencës na ka bërë mirë sepse kemi pasur kohë më shumë për tu përgatitur. Kemi pasur pushimin e duhur, të gjithë duan pushimin e duhur për tu përgatitur për fazën përgatitore. Nuk kam pasur shumë gjëra për të ndryshuar, sepse ekipi më është përgjigjur. Kemi pasur problemin e Latifit, të cilin do ta sjellim në gjendjen e duhur ngadalë. Lojtarët e dinë se cili do ta nisë nga fillimi dhe cili do të jetë i gatshëm.”
Sipas Josës, me rregullat e reja të Uefas, rregulli i fushës kundërshtare tani për ne është në favor duke qenë që luajmë në shtëpi ndeshjen e parë, ndërkohë që tifozërinë e shikon si një armë plus, pasi do ta mbështesë shumë gjatë ndeshjes. Ndwrkohw, në mbyllje, i pyetur për mënyrën e lojës së kuqebluve, Josa, tha:”“Vllaznia cinike dhe Vllazni sulmuese për mua janë dy gjëra që janë bashkë si mënyrë loje.”