Vllaznia-Partizani 1:0
(Shënues: Dilaver 86′)
E diel 13 dhjetor 2010, ora 16.45, stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri(Kruja 79’), Hoxhaj(Da Silva 68’), Dilaver(Kalaja 90+2’). Trajner: Thomas Brdariç.
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Kote(Hyseni 76’), Mala( Bardhi 69’), Cara( Asani 69’), Solomon, Kardozo(Melo 69’). Trajner: Ilir Daja.
Arbitër kryesor: Roxhers Muka(Tiranë), Asistent i parë: Ridigers Çokaj(Lezhë), Asistent i dytë(Rejdi Avdo(Tiranë)
Arbitër i katërt: Ani Koçiaj(Tiranë), Arbitër linje 1: Eldorian Hamiti(Lezhë), Arbitër linje 2: Erjon Bastari(Tiranë)
Delegat: Alban Tafaj(Tiranë)
Vëzhgues: Plarent Kotherja(Tiranë)
Vllaznia nuk e ka ndalë turrin edhe në javën e tetë, kur ka mundur Partizanin në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 1 me 0. Ka mjaftuar ai gol i shënuar nga Dilaver që Vllaznia të mere tre pikët e arta të kësaj sfide dhe së bashku me të tjerat e grumbulluara në javët e mëparshme të vazhdojë të qëndrojë në majë të tabelës së klasifikimit me 19 pikë. Goli i boshnjakut që ndezi atmosferën në “Loro Boriçi” dhe më tej në masen e tifozërisë shkodrane u realizua në minutën e 86’-të pas një pasi plot mjeshtri dhe intuitë të dhënë nga braziliani Da Silva i aktivizuar në minutën e 68-të në vend të Ardit Hoxhajt. Një fitore kjo e merituar e skuadrës kuqeblu, e cila përgjithësisht e dominoi takimin, por për hirë të së vertetës në segmente të ndryshme të ndeshjes, veprimet e saj nuk ishin në nivelin e atyre të mëparshme. Në këtë ndeshje, teknikut kuqeblu Brdariç iu rikthye mbrojtësi i qëndrës Adili i skualifikuar me kartonë javën e kaluar. Vllaznia e kërkoi golin që në start të takimit, por pa pasur forcën dhe qartësinë e duhur në veprimet përpara portës kundërshtare. Por, ato që ndikuan në fitoren e ndeshjes ishin pikërisht ndërrimet në pjesën e dytë, me Krujën dhe Da Silvën që i dhanë më tepër ngjyrë sulmit kuqeblu. Madje, ishte ky i fundit, Da Silva, i cili dha atë top të artë për kolegun e tij Dilaver që e dërgoi në rrjetën e portjerit mik Hoxha.
Nga ana tjetër, Partizani u kujdes më shumë për barazimin ku edhe dukej i kënaqur të largohej me një pikë nga Shkodra. Dhe, pikërisht, atëherë kur mendoi se po ia arrin qëllimit, falë edhe ati rreshtimi jo të mirë në prapavijë u ndëshkua me pësimin e golit. Kështu, jo vetem se humbi pikën duke mbetur në kuotën e 12 pikëve, por ndërkohë i hapi rrugë Vllaznisë, që me këto tre pikë të marra sot të krijojë shkëputjen me Partizanin në 7 pikë, ndërkohë që e vetmja skuadër që e ndjekë Vllazninë me tyre pikë më pak është Kukësi, i cili edhe ai sot fitoj ndaj Skenderbeut.
Gaspër MARKU