Vllaznia likujdon edhe Partizanin dhe vazhdon kryesimin e Superiores me 19 pikë

Lexo

Futboll Moshat U19-Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mund në finale Apoloninë, 3-0

Është luajtur sot në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 mes...

(Video)Boks-Profesionist. Shkodranët Kajoshi dhe Hysa, triumfojnë në ringun e Shkodrës. Mposhtin respektivisht, Andrejs Volincuks dhe Ëillbeforce Shihepo

Dy boksierët e talentuar shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa kanë vijuar rrugën e sukseseve në boksin profesionist. Duelet...

Vllaznia-Partizani 1:0

(Shënues: Dilaver 86′)

E diel 13 dhjetor 2010, ora 16.45, stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri(Kruja 79’), Hoxhaj(Da Silva 68’), Dilaver(Kalaja 90+2’). Trajner: Thomas Brdariç.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Kote(Hyseni 76’), Mala( Bardhi 69’), Cara( Asani 69’), Solomon, Kardozo(Melo 69’). Trajner: Ilir Daja.

Arbitër kryesor: Roxhers Muka(Tiranë), Asistent i parë: Ridigers Çokaj(Lezhë), Asistent i dytë(Rejdi Avdo(Tiranë)

Arbitër i katërt: Ani Koçiaj(Tiranë), Arbitër linje 1: Eldorian Hamiti(Lezhë), Arbitër linje 2: Erjon Bastari(Tiranë)

Delegat: Alban Tafaj(Tiranë)

Vëzhgues: Plarent Kotherja(Tiranë)

Vllaznia nuk e ka ndalë turrin edhe në javën e tetë, kur ka mundur Partizanin në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 1 me 0.  Ka mjaftuar ai gol i shënuar nga Dilaver që Vllaznia të mere tre pikët e arta të kësaj sfide dhe së bashku me të tjerat e grumbulluara në javët e mëparshme të vazhdojë të qëndrojë në majë të tabelës së klasifikimit me 19 pikë. Goli i boshnjakut që ndezi atmosferën në “Loro Boriçi” dhe më tej në masen e tifozërisë shkodrane u realizua në minutën e 86’-të pas një pasi plot mjeshtri dhe intuitë të dhënë nga braziliani Da Silva i aktivizuar në minutën e 68-të në vend të Ardit Hoxhajt.  Një fitore kjo e merituar e skuadrës kuqeblu, e cila përgjithësisht e dominoi takimin, por për hirë të së vertetës në segmente të ndryshme të ndeshjes, veprimet e saj nuk ishin në nivelin e atyre të mëparshme. Në këtë ndeshje, teknikut kuqeblu Brdariç iu rikthye mbrojtësi i qëndrës Adili i skualifikuar me kartonë javën e kaluar. Vllaznia e kërkoi golin që në start të takimit, por pa pasur forcën dhe qartësinë e duhur në veprimet përpara portës kundërshtare. Por, ato që ndikuan në fitoren e ndeshjes ishin pikërisht ndërrimet në pjesën e dytë, me Krujën dhe Da Silvën që i dhanë më tepër ngjyrë sulmit kuqeblu. Madje, ishte ky i fundit, Da Silva, i cili dha atë top të artë për kolegun e tij Dilaver që e dërgoi në rrjetën e portjerit mik Hoxha.

Nga ana tjetër, Partizani u kujdes më shumë për barazimin ku edhe dukej i kënaqur të largohej me një pikë nga Shkodra. Dhe, pikërisht, atëherë kur mendoi se po ia arrin qëllimit, falë edhe ati rreshtimi jo të mirë në prapavijë u ndëshkua me pësimin e golit. Kështu, jo vetem se humbi pikën duke mbetur në kuotën e 12 pikëve, por ndërkohë i hapi rrugë Vllaznisë, që me këto tre pikë të marra sot të krijojë shkëputjen me Partizanin në 7 pikë, ndërkohë që e vetmja skuadër që e ndjekë Vllazninë me tyre pikë më pak është Kukësi, i cili edhe ai sot fitoj ndaj Skenderbeut.

Gaspër MARKU

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Erzeni vuan, por mbijeton në Superiore. Shijakasit mundin Korabin 2-1 në ndeshjen finale të Play-Out-it

Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred DeliallisiKorabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko Tranjer:Shpend KumbarçeArbitra: Eldorjan Hamiti(Lezhe),...
- Advertisement -