Thursday, March 28, 2024

Futboll-Kategoria e parë, fitorja e parë për Veleçikun, mund Vorën 1:0, shenja mbijetese për koplikasit

Lexo

Veleçiku-Vora 1 : 0

(Shënues: Banushaj 45’)

E diel, 12 dhjetor 2020, ora 13.30, Fusha sportive “Reshit Rusi” Shkodër

Veleçiku: Bajri, Balaj, Banushaj, Besard Çokaj, Hasaj, Hoxhaj, Kutureli(Shpuza 77’), Liçaj, Pelinku, Ujkaj, Zefaj. Trajner Ardi Rustemi

Vora: Vata, Beshiraj, Bilali, Deliadhisi, Gjinollari, Kepa, Lamçe, Lilaj, Mashi, Sadiku, Tavani(Mziu 64’),

Veleçiku i Koplikut ka marrë një fitore shumë të rëndësishme duke mundur në shtëpi Vorën, rivalin direkt të mbijeteses në kategorinë e parë. Sfida në mes Veleçikut dhe Vorës e luajtur pasditen e së dielës në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës , është shoqëruar nga një luftë e fortë sportive mes dy skuadrave, të cilat bazuar në pozitat që kanë në tabelën e klasifikimit janë rivale me njëra tjetrën për qëndrimin në kategorinë e parë. Realisht, me atë çfar prodhoi në fushën e lojës, Veleçiku i drejtuar nga trajneri Ardit Rustemaj e meritoi fitoren. Koplikasit arritën të shënojnë golin e avantazhit në limitin e pjesës së parë me autor Banushajn duke e mbyllur këtë 45 minutësh me shifrat 1 me 0 në favorin e tyre.

Ndërkohë, pjesa e dytë ka qënë edhe më shumë e dyluftuar, pasi miqtë nga Kamza këmbëngulën shumë për të gjetur golin e barazimit, ndërsa, nga ana tjetër koplikasit kishin një mundësi të artë për të dyfishuar avantazhin, por ekezekutimi perfekt nga një goditje standarte në disntancë nga ana e autorit të golit Banushaj u ndal nga shtylla e majtë pingule e portjerit mik Vata.

Përfundimisht, e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren minimale 1 me 0, por shumë të rëndësishme të Veleçikut, fitore kjo e para në kampionat, e cila së bashku me barazimin marrë Dinamos në shtëpi i ngre koplikasit në kuotën e 4 pikëve. Një sinjal ky mjaft pozitiv për Veleçikun, që pas një fillimi aspak të mirë të sezonit duke qënë për disa javë të fundit në renditje, tashmë barazohen me pikë me rivalen direkte të mbijeteses Vora, por me goleverazh më të mirë renditen në vendin e 8 duke zbritur kundërshtarin në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img