Tuesday, November 26, 2024

Treshe çeke gjykon Vllazninë në transfertën rumune ndaj Universitatea Craiova për Conference League

Lexo

Një treshe gjyqtarësh nga Republika Çeke do të vendosin drejtësi në ndeshjen e kthimit në datën 28 korrik mes Universitatea Craiova dhe Vllaznisë. Sfida që do të luhet në stadiumin “Ion Oblemenco” në orën 19:30 do të drejtohet nga 34-vjeçari Ondrej Berka me asistentë Matej Vlçek dhe Jakub Hrabovski.

Bëhet fjalë për një arbitër me eksperiencë të vogël në ndeshjet ndërkombëtare sepse vetëm sezonin e kaluar ka drejtuar vetëm dy sfida në Ligën e  Konferencës, ndërsa karriera e tij është përqëndruar kryesisht te arbitrimi i ndeshjeve të moshave në arenën ndërkombëtare.

Arbitër që nuk i kursen kartonët e verdhë dhe nuk e lejon lojën e ashpër, prandaj skuadra e Mirel Josës duhet t’i bëjë mirë llogaritë edhe me këtë fakt. Berka është pajisur me stemën e FIFA-s vetëm 4 vite më parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img