Tuesday, April 30, 2024

Vllaznia, tre ditë pushim. Të martën, rinisin përgatitjet për kampionatin, minifazë në Pogradec

Lexo

Tre ditë pushim e ka lënë trajneri Josa skuadrën pas kthimit nga Rumania. Që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës kur futbollistët kanë mbërritur në Shkodër, tekniku kuqblu u ka bërë të ditur futbollistëve që do të pushojnë dy ditë pranë familjeve të tyre duke përfshirë edhe të dielen.

Ndërkohë që e hëna ishte progranuar për rifillimin e proçesit stërvitor, përmes një konsulte me stafin e tij të afërt, zëvendëstrajnerin Vioresin Sinani, dretuesin teknik të klubit Auron Miloti si dhe trajnerin e portjerëve, Ideal Lekiqi, njëshi i pankinës kuqeblu, Mirel Josa ka marrë vendim që pushimi të zgjasë edhe për ditën e hënë. Në këtë mënyrë, pas një pushimi tre ditor, i cili në një farë mënyre është konsideruar i drejtë duke marrë parasysh gjithë atë ngarkesë që skuadra ka pasur gjatë përgatitjeve, por edhe ndeshjeve të Conferencë League, kuqeblutë do të rikthehen në stërvitje ditën e martë.

Janë më pak se 20 ditë në dispozicion për të konsumuar, sepse pikërisht me 20 gusht të muajit gusht, starton Kampionati Kombëtar i Futbollit i vlefshëm për kategorinë Superiore të futbollit shqiptar.

Një periudhë që do t’i kushtohet tërësisht përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik përfshirë edhe kompeticionin e Kupës së Shqipërisë. Nga sa bëhet e ditur, nga e marta deri të premten e javës së ardhshme seancat stërvitore do të zhvillohen në fushën sportive të Golemit, apo Kompleksi Sportiv “Hasaj”, siç njihet nga shkodranët mjedisi në periferi të qytetit të Shkodrës.

Më pas, drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia po shikojnë mundësinë që ta zhvendosin skuadrën në një mjedis të freskët, për të cilin është zgjedhur Pogradeci. Gjithnjë nga projekti i stafit kuqeblu, skuadra mendohet të sistemohet përreth një javë apo dhjetë ditë në Pogradec, ku do të zhvillojë edhe një minifazë përgatitore në prag të fillimit të kampionatit shqiptar.

Periudhë kjo që do të gërshëtohet edhe me ndeshje miqësore me skuadra të kampionatit shqiptar, të cilat janë të grumbulluara në Pogradec dhe në Korçë, apo edhe ato të qyteteve të tjera të Shqipërisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img