Monday, November 25, 2024

Volejboll Meshkuj-Eliminatoret e Kampionatit Europian, dueli me boshnjakët në “Feti Borova”

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj a një përballje të dyfishtë me kombëtaren e Bosnje Hercigovinës. Të dyja skuadrat bëjnë pjesë grupin G të Eliminatoreve të e Kampionatit Evropian së bashku me Rumaninë dhe Zvicrën.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Rumani, Shqipëria u mund me rezultatin 3-0. Në të njëjtën kohë,  Zvicra arrin të mundë Bosnjë-Hercegovin me rezultatin 3-1.

Kalendari i Eliminatoreve të Kampionatit Evropian për Shqipërisë ka vijuar me dy përballje radhazi ndaj kombëtares së Bosnje Hercegovinës ku në sajë të një akordi mes palëve, është vendosur që të dyja përballjet të luhet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Sfida e parë e luajtur me datë 6 gusht në Sallën Sportive “Feti Borova” të Parkun Olimpik Tiranë u fituan me përmbysje nga Shqipëria me rezultaitn 2-3, ndeshje kjo ku boshnjakët ishin pritës.

Ndërkohë, ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet sonte në të njëjtën fushë. Për t’u theksuar është se në krahasim me ndeshjen e parë, tekniku I kuqezinjvve të rrjetës shqiptare, Jani Melka nuk do të ketë në dispozicion dy nga lojtarët kryesore të formacionit, si shkodrani Qafarena dhe Deliu. Megjithatë, optimizmi në kampin kuqezi është për fitore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img