Luiza Gega është pritur me një ceremoni nderimi pas shpalljes së saj kampione e Europës në garën 3000 metra me pengesa. Ajo është vlerësuar me titullin më të lartë të “Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike”, që iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama pas një fjalimi mirënjohje dhe vlerësimi për të gjitha sakrificat e Gegës për të ngritur lart flamurin shqiptar.
Teksa u prit me brohorima nga qindra qytetarë, Gega e hipur në një makinë Kabriolet të kuqe dhe shoqërohej nga trajneri i saj dhe ministrja për Arsimin Evis Kushi ka parakaluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e cila e përlotur i ka përshëndetur dhe takuar qytetarët.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se është privilegj për shqiptarë dhe kombin që të kenë një sportiste si luiza dhe se arritja e saj si kampione e Europës të lë pa fjalë.
“Privilegj që të kemi sot këtu mes nesh, në një përpjekje për të thënë faleminderit jo me të gjitha fjalët e nevojshme, edhe pse këtu u thanë shumë fjalë, kjo arritje të lë pa fjalë”, tha Rama.
Ai foli edhe për shpërblimin që do të marrë Luiza Gega, ku duke mos përmendur shifra, tha se shpërblimi është shumë më i madh se ato që marrin artistët shqiptarë që ndërrojë shtetësi për të ngritur lartë flamurin e një vendi tjetër.
“Shifra për mbështetjen e Luizës nuk do ta imagjinonin dot sportistët që ndërronin kombësinë jo në 1991 por në 2012. Në atë vend ku ata kanë ngritur flamurin e kombeve të tjera, shpërblimet janë më pak, se shpërblimi që Luiza do e marrë. Por nuk ka shpërblim financiar për atë që Luiza i ka dhënë kombit. Dhe kjo medalje “Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike” është thjeshtë shprehja e përulur e admirimit dhe mirënjohjes por nuk e kompenson dot sepse nuk ka shpërblim që të kompesojë sfilitjen, gjakun, lotët dhe djersën. Normalisht Luiza kjo medalje është bërë për figura të larta shtetërore kryesisht, por ty të takon më shumë se kudo tjetër”, tha Rama.
Kampionia e Europës Luiza Gega tha mes emocionesh tha se ajo ka pasur shumë oferta për të vazhduar me vende të tjera, por tha se e do shumë Shqipërinë dhe se ka besuar se vendi jonë do të ndryshojë.
‘Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa unë them, por vendos që mos të dorëzohem km pasur dhe oferta për të vazhduar me shtete të tjera, por e kam dashur këtë vend dhe kam besuar se do të vijojë një ditë që vendi jonë do të ndryshojë”, tha ajo.
Atletja Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih, duke u shpallur kampione e Europës në 3,000 metra me pengesa.