Monday, November 25, 2024

Boks Profesionist-Nesër ora 16:00, Florian Marku përballë meksikanit Miguel Parra në arenën e “Air Albania”

Lexo

Ndyshe nga herët e tjera, stadiumi “Air Albania” , nesër mbrëma nuk do të ketë futboll, por mirëpret një ndeshje të madhe të boksit profesionist. Superkampioni shqiptar Florian Marku që jeton në Angli, ka zgjedhur Tiranën për të zhvilluar ndeshjen e radhës. Bëhet fjalë për duelin e  titullit të dytë të ËBC Silver ku përballë do të ketë kampionin meksikan Miguel Parra Ramirez. Një spektakël që është programuar të startojë në orën 16:00 duke afruar fillimisht tetë duele, ndërkohë që në duelin e nëntë është rezervuar përballja profesioniste në mes kampionit shqiptar Florian Marku dhe meksikanit, Miguel Parra Ramirez.

Për Florianin e pathyeshëm deri më tani, që ecën në një karrierë tejet të suksesshme, 11 fitore dhe 1 barazim në ringun profesionit, boksimi në Tiranë ka qënë një ëndër e kahershme, që më së fundmi i plotësohet dëshira për të përformuar përpara tifozërisë kuqezi. Në prag të kësaj ndeshje, Marku ka ditë që është në kryeqytetin shqiptar ku nën mbikqyerjen e një stafi të zgjeruar profesionistësh që e shoqërojnë, ka zhvilluar fazën përgatitore finale.

Krahas interesimit të vazhdueshëm të medias shqiptare, prania e superkampionit shqiptar Florian Marku ka pasur vemendjen edhe të autoriteteve shqiptare. Pas kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministres së sportit, Evis Kushi, ka qënë edhe kryeministri Edi Rama që ka rezervuar një pritje speciale për Florian Markun. “Unë fizikisht nuk do të jem më 25 gusht në Tiranë, por i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbështesin Florian. Duhet të shkojmë të mbështesim Florianin, është për ËBC me një meksikan. Florian Marku me meksikanin, tani o me meksikanin o me Florianin, nuk ka rrugë të mesme. Do jetë spektakël që do transmetohet edhe nga Sky Sports”, u shpreh kreu kryeministri Rama pasi ka pozuar me doreza boksi me kampionin Marku.

Emocionet e peshimit të rivalëve, Marku-Parra

Me shumë emocione, jo vetëm për dy boksierët kundërshtarë, por edhe për stafet që e shoqëronin rivalët e ringut, është shoqëruar edhe peshimi i Florian Markut dhe meksikanit Miguel Parra. Një ritual që përballë vizualisht kundërshtarët, të cilët të duket që sfidën e nisin që në shikimet e tyre sy më sy.

“Peshimi mbaroj. Nesër ësht ndeshja më e rëndësishmja e karrieres time në Box në mes të Tiranes, për Titullin Ëbc Silver kundra, mexicanit Miguel parra Ramirez. NESER JU PRES TE GJITHVE ME FLAMURAT KUQ E ZI NEPER STADIUM , KJO DO JET NJE NAT E PAHARRUESHME PER TE GJITH SHQIPTARET. NDESHJET FILLOJN NE OREN 16:00 BILETAT E I GJENI TE HYRJA. Jam shumë i lumtur që kthehem në Shqipëri pas 4 vitesh e gjysmë. Ju premtoj që do jap shpirtin për fitoren e radhës. Që të humb në “Air Albania” kundërshtari duhet të japë ‘nokaut’ dhe të më nxjerrë me barrel nga ringu se ndryshe nuk e pranoj humbjen. Por Migueli do ta provojë forcën e boksierit shqiptar”, shkruan  kampioni shqiptar në profilin e tij të rrjeteve sociale.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe pse e ndjen jo pak vështirësinë e këtij duele, meksikani Parra, shprehet optimist për ndeshjen në fjalë. “Jam i kënaqur që jam në Shqipëri. Do jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën time. Do i tregojmë në ring pikat e forta e të dobëta. Duhet të jap gjithçka në ring. Ne meksikanëve na pëlqejnë luftërat. Do e shohim në ring gjithçka. Në ring do jemi vetëm unë e Marku, do shohim vetëm fytyrat e njeri-tjetrit. E kam të qartë se Marku ka mbështetje. Në ring do jemi vetëm ne të dy. E kam imagjinuar që mund t’ia jap një knock-out Florianit. E rëndësishme është të japim maksimumin në ring. Jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe”, thotë ndër të tjera, 28 vjeçari nga Meksikani, Parra Ramirez, në karrierën e të cilit numërohen 21 fitore, ndër to 14 me KO, 2 humbje dhe një barazim në ringun profesionist.

Duelet e mbrëmjes së 25 gushtit në “Air Albania”

  1. Marinela Cani-Gulaj Bazdogan
  2. Gelian Rojku-Sinan Gungor
  3. Mateo Çelo-Radoslav Mitev
  4. Leandro Xhelili-Viktor Lukas
  5. Patricio Santini-Danier Ibarguen
  6. Muhamet Qamili-Jin Kaisedo
  7. Spiridhon Ymeri-Dimitro Berezni
  8. Amarildo Vraja-Borislav Velev
  9. Florian Marku-Miguel Parra Ramirez

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img