Friday, November 29, 2024

Vllaznia përballë kampiones së Ukrainës, Vorskla Krarkiv 2 në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll femra

Lexo

Vorsla Kharkiv 2 e Ukrainës-Vllaznia e Shkodrës, është dueli për turin e dytë eleminator të Ligës së kampioneve të Europës në futboll për femra. Çifti në fjalë është formuar sot gjatë shortit të hedhur në Nion të Zvicres mes 32 skuadrave më të mira të Europës, të cilat u kaulifikuan nga turi i parë eleminator.

Vllaznia vjen në këtë përballje me kampionen e Ukraines pas fitores në turin e parë teksa mundi në finale e grupit të dhjetë eleminator, Spartak Myjava të Sllovakisë, ndeshje kjo e luajtur në Petrovac të Malit të Zi.

Kjo është hera e tretë që Vllaznia vjen në këtë tur duke tentuar të futet në zonën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, çka do të ishte një arritje kulmore për futbollin e femrave në Shqipëri.

Sipas teknikut Nikolin Leka dhe presidentit Lazër Matija, të cilët janë dy lidërit kryesor të skuadrës kuqeblu, të cilët po udhëheqin Vllazninë e suksesshme gjatë viteve të fundit, skuadra kuqeblu këtë sezon e synon më shumë se asnjëherë tjetër realizimin e këtij objektivi, kalimin na fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Në bazë të shortit, ndeshjet e para të turit të fundit eliminator luhen më 20 dhe 21 shtator, ndërsa ato të kthimit më 28 dhe 29 shtator 2022 dhe Vllaznia, ndeshjen e parë do ta luajë jashtë fushës së saj. Situata jo normale në territorin e Ukrainës e përfshirë prej shumë ditësh në konflikt të armatosur me Rusisë,  bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes në Ukrainë, ndaj pritet të vendoset që sfida e parë, Vorsla Kharkiv 2-Vllaznia, të luhet në një fushë tjetër asnjanëse, ndërkohë përballja e dytë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Me grupin mjaft cilësor që aktualisht disponon Vllaznia, shtuar edhe shortin favorizues që ndeshja e dytë do të luhet në fushën e tyre, vajzat shkodrane kampione të Shqipërisë, duket se kanë shansin e duhur për të arritur kualifikimin në grupet e Ligës së Kampioneve.

Kujtojmë që kampionia në fuqi e Evropës, Lioni, si dhe Barcelona, Çellsi dhe Volfsburgu kualifikohen automatikisht në fazën e grupeve duke iu bashkuar 12 skuadrave të tjera që pritet të kualifikohen pas dy përballjeve respektive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img