Saturday, November 23, 2024

Futboll-Kategoria e parë, përballje pretendentësh në javën e 8-të

Lexo

Kjo fundjavë është e tëra për futbollin, pasi në garë janë ballafaqimet e të gjitha kategorive, ku përpos Superiores janë edhe ato të kategorisë së parë, të dytë, futbollit femra, si dhe ato të moshave. Duke u fokusuar në kategorinë e parë, në grupin A, për javën e 8-të kemi këtë kalendar: Besëlidhja-Oriku dhe Oriku-Erzeni, ndeshje këto që do të luhen të shtunën në orën 13.30, ndërkohë që të dielen janë progranuar edhe dy çiftet e tjerë, Burreli-Dinamo dhe Partizani B-Veleçiku. Një javë kjo që përballë çifte rivalësh për kreun e tabelës së klasifikimit dhe atë të zonës së “ftohtë” të mbijeteses.

Natyrisht, që për vete pëzitat e skuadrave në renditje, kryendeshja e kësaj jave për grupin A të kategorisë së parë është ajo që do të luhet në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit në mes skuadrës vendase që drejtohet nga trajneri shkodran, Samuel Nikaj dhe Dinamos mysafire. Blutë dinamovitë vijnë në këtë sfidë pas fitores javën e kaluar ndaj Besëlidhjes duke marrë kryesimin me 16 pikë, ndërkohë që matjanëve, barazimi në transfertë javën e kaluar ndaj Erzenit i kushtoi rëndë duke zbritur në vendin e dytë të renditjes me 14 pikë.

Një përballje të vështirë dhe shumë të rëndësishme ne transfertë ka edhe Veleçiku i Koplikut, i cili do të luajë një ndeshje direkte mbijetese me Partizanin B. Koplikasit e drejtuar nga trajneri Ardi Rrustemaj, renditen në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit me 4 pikë, dhe një fitore ndaj të kuqve të Partizanit do t’i bënte mjaft mirë pasi i ngre jo pak në tabelë duke e barazuar me pikë me Partizanin B që ka 7 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img