Tuesday, November 26, 2024

(Video) Kuqezinjtë mbërrijnë në Tel Aviv, seanca e fundit në stadiumin “Bloomfield”. Nesër, Izrael-Shqipëri për Ligën e Kombeve, ora 20:45

Lexo

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Izraelit, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e parë të shtatorit ndaj vendasve e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë kanë mbërritur pas dreke në Telv Aviv dhe rreth orës 18:00 me orën lokale të Izraelit kanë zbritur në fushë e stadiumit “Bloomfield” ku kanë zhvilluar edhe seancën zyrtare stërvitore para sfidës.

Ekipi është stërvitur normalisht për më shumë se një orë, ndërsa lojtarët janë shfaqur në formë të mirë. Vetëm sulmuesi Myrto Uzuni është stërvitur pjesërisht në mënyrë të diferencuar për shkak të problemit muskulor që e ka shqetësuar gjatë gjithë kësaj jave dhe stafi mjekësor duhet ende të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

Pjesa tjetër e grupit është në formë të mirë fizike. Trajneri Edoardo Reja ka provuar edhe vendosje të ndryshme taktike gjatë kësaj seance stërvitore, përveç aspektit fizik.

Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa stadiumi do të jetë i mbushur të shtunën në mbrëmje pasi ka interes të madh për të ndjekur ndeshjen nga tifozët vendas. Shqipëria do të luajë nesër ndaj Izraelit sfidën vendimtare të këtij edicioni të Ligës së Kombeve me ndeshjen që do të nisë në ora 20:45 sipas orës lokale shqiptare.

(Video) Pamje nga seanca e fundit stërvitore e kombëtares shqiptare në Tel Aviv në prag të ndeshjes së nesërme me Izraelin për Ligën e Kombeve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img