Monday, August 18, 2025

Nga largimi i Xhaferit pas pësimit të golit të dytë, tek kafja në fund e dyshes së kombëtares, Ferko-Josa. Pikantet e ndeshjes, Flamurtari-Vllaznia 2-1

Lexo

  • Drejtori i Flamurtarit, Alfred Ferko, i shoqëruar nga ish-futbollisti i shquar, Kreshnik Çipi, kanë parë ndeshjen në tribunën VIP bashkë me presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi.
  • Kreu i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, mungonte dje për shkak se ndodhet në Amerikë.
  • Pas golit të dytë të Flamurtarit, presidenti i Vllaznisë zbret nga tribuna dhe del jashtë stadiumit. Kaq ka mjaftuar që tifozët vlonjatë të nisnin ngacmimet: “Iku se u bë për kafe pas dy golave”.
  • Trajneri i Flamurtarit, Marçelo Troisi, gjatë gjithë ndeshjes e ka udhëzuar skuadrën në këmbë dhe nuk është ulur asnjë minutë.
  • Hyrja në stadium ka qenë e lirë dhe pati një prani të shumtë tifozësh, veçanërisht në tribunën qendrore, që është e mbuluar.
  • Sapo arbitri vërshëllen për mbylljen e ndeshjes, trajneri i Flamurtarit fluturon nga gëzimi dhe përqafohet me të gjithë lojtarët dhe bashkëpunëtorët e tij.
  • Duke dalë nga stadiumi, drejtori Alfred Ferko fton për kafe Mirel Josën. “Mirel hajde pimë një kafe këtu afër”, i thotë Ferko. “Po, patjetër me kënaqësi Fredi”, i përgjigjet trajneri i Vllaznisë.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Lushnja bindëse në miqësore, mposht 4-1 Bylisin

Lushnja-Bylis 4-1 Golat:Ribaudo 28,Kaçanolli 45,Olola 83,Arapi 90/Mustafa 16 Lushnja:Haremi,Magani,Korreshi,Goxhaj,Allmuça,Uesli,Deliaj,Meta,Zaganjori, Ribaudo,Kaçanolli (U aktivizuan:Hoxha,Lamçe,Arapi,Basha,Fejzo,Bali,Olola). Trajner:Erion Xhafa Bylis:Beqaj,Skënderaj,Ofori, Kane,Hodo,Gjuzi,Akibu,Kita,Buraneli,Mustafa,Mamadu. (U aktivizuan:Hebeja,Jahaj). Trajner:Arben Ahmetaj Gjyqtarë: Olti Çela,...
- Advertisement -spot_img