Friday, April 26, 2024

Nis Europiani i Taekuondosë U-21. Pjesëmarrës 450 sportistë nga 30 shtete të ndryshme

Lexo

Përmes një ceremonie festive monitoruar nga dyshja mediatike, Defrim dhe Luna Methasani është hapur pasditen e sotme në sallën olimpike “Feti Borova, Kampionati Europian i Taekundosë për kategorinë e moshës deri në 21 vjeç, pjesëmarrës të të cilit janë rreth 450 sportistë, përfaqësues të 30 shteteve.

Ceremoni në të cilën asistonin edhe titullarët e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijëve, si dhe të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Madje një përshëndetje ka ardhur dhe nga zëvendëspresidenti i Federatës Europiane të Taekuondosë, Shahin Metin. Finalet, por dhe medaljet, si dhe një sërë Mirënjohjesh nga Federata Shqiptare e Taekuondosë kanë karakterizuar këtë Ceremoni.

Për presidentin e Federatës Shqiptare të Taekuondosë, Eljo Kolziu, ky event është më i madhi që ka organizuar vetë Federata Shqiptare e Taekuondosë, gjithashtu dhe eventi më i madh i lojërave dhe arteve marciale në Shqipëri. Nuk ka patur tjetër event më të rëndësishëm se ky.

“Pikët janë të vlefshme për Olimpiadën që organizohet vitin tjetër. Kemi sportisë të rëndësishëm, kampion Ballkani, vend të pestë në Botë dhe presim akoma më shumë arritje në finale në këtë kampionat”, ka theksuar Kloziu.

Në vijim ka qënë ish presidenti i kësaj Federate deri në mars të këtij viti, Endrit Hoxha, sot në cilësinë e Zëvendësministri të Arsimit dhe Sportit, ka falënderuar të gjithë organizatorët. “Unë kam qenë një nga iniciatorët për të sjellë këtë turne këtu në Shqipëri dhe duke qenë anëtar i bordit të Federatës Europiane, suporti prej tyre ka qënë shumë i madh. Megjithatë, suporti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka qënë. Ne jemi në pritje të vitit tjetër. Po e lë surprizë pasi tani unë jam president nderi, patjetër që do ndihmoj, pasi vij nga sporti i Taekuondosë. Po shikojmë që Shqipëria po ecën si në aktivitete ndërkombëtare ashtu dhe në medalje. Kjo më bën të ndihem shumë me fat”.”, ka theksuar zv.ministri Hoxha.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img