Monday, December 23, 2024

Kupa e Shqipërisë-Partizani barazon në shtëpi, Tirana, Egnatia dhe Dinamo fitojnë në transfertë. Fitojnë edhe Burreli me Lushnjen në shtëpi

Lexo

Me 6 ndeshjet e luajtura pasditen e së mërkurës Kupa e Shqipërisë ka mbyllur gjysmën e rrugës së turit të parë. E veçanta e ditës së sotme ka qënë ndeshja e Partizanit, i cili luajti ndeshjen e parë në stadiumin e ri pronë e klubit të kuq. Megjithatë, edhe pse në ditë feste, Partizani nuk arriti të shfrytëzojë me një fitore të mundshme. Sfida e luajtur ndaj Orikut në kompleksin e ri sportiv Partizani ndaj Orikut është mbyllur në barazim 0-0.

Ndërkohë, Tirana, rivali me të cilin Partizani do të ndeshet në derbi të dielen ka fituar në transfertë ndaj Veleçikut me rezultatin 0-3. Me të njëjtin rezultat ka fituar në transfertë edhe Egnatia ndaj Shkumbinit, ndërkohë që Dinamo mund Butrintin në transfertë 0-1.

Fitore në ndeshjetg e së mërkurës kanë realizuar edhe Burreli dhe Lushnja, të cilët respektivisht munden Tomorrin  dhe Tërbunin, 2-1 dhe 2-0.

Kupa rikthehet pas dy javësh me ndeshjet e dyta të turit të parë ku do të përcaktohen edhe skuadrat kualifikuese. Ndërkohë që, tashmë në fokus është kampionati i Superiores, java e shtatë e të cilit nis me duelin, Vllaznia-Teuta që luhet të premten në “Niko Dodana”.

Rezultatet e ditës së mërkurë –Kupa e Shqipërisë

Grupi A: Partizani – Oriku 0-0, Veleçiku – Tirana 0-3, Lushnja – Tërbuni 2-0, Butrinti – Dinamo 0-1

Grupi B: Burreli – Tomori 2-1, Shkumbini – Egnatia 0-3

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img