E filloi në mënyrën më të mirë kampionatin duke mundur që në javën e parë Vllazninë në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0. Më pas vijoi të surprizojë edhe me fitore të tjera të rëndësishme, por humbja në shtëpi me Kukësin, krijoi pikpyetje për shijakasit.
Ndërkohë, sot përballë kampiones Tirana, ndeshje kjo për llogari të javës së nëntë dhe të fundit për fazën e dytë, ka bërë surprizën e radhës duke mundur në transfertë kampionen Tirana me rezultatin 0-1.
Referuar asaj që prodhoi ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, janë bardheblutë janë ata që regjistrojnë rastin e parë për shënim. Kjo ndodh në të 6’, ndërsa Behiratçe pason për Xhixhën, që ndalet nga Xhika. Erzeni kundërsulmon rrezikshëm dhe pretendon për penallti në të 10’, teksa Nonato është penguar nga Bekaj. Por për sistemin VAR gjithçka ka qenë e rregullt. Dhe pas dy minutash Nonato gjuan me kokë, Përgjoni e prek topin me dorë dhe gjyqtari Maletaj, pasi e ka parë vetë në ekranin e sistemit VAR, akordon penallti, që e kthen në gol Kahrimanoviç. Tirana shkundet dhe provon me Kallakun në të 27’ nga jashtë zone, por nuk ka shënjestrën e duhur. Në të 37’ Ismailgeci bën lëmsh mbrojtjen shijakase, pason për Hilën, por gjuajtja e këtij të fundit lë shumë për të dëshiruar dhe në fund të pjesës së parë Erzeni është në avantazh, 1-0.
Në pjesën e dytë Tirana pretendon për penallti, kjo pas prekjes së topit me dorë nga mbrojtësit shijakas. Gjyqtari Maletaj komunikon me sistemin VAR, por gjithçka ishte e rregullt. Xhixha është ndaluar nga shtylla në të 53’ dhe topin e kthyer e ka dërguar në rrjetë, por për sistemin VAR pozicion jashtë loje. Tirana provon me të gjitha mënyrat për të barazuar. Erzeni mbrohet fort dhe në përfundim të gjashtë minutave i gëzohet trepikëshit ndaj kampionëve në fuqi të Superiores, që janë ndodhur përpara një të papriture të pakëndëshme, të cilën duhet ta rekuperojnë sa më shpejt.
Shijakasit e teknikut simpatik Xhevahir Kapllani, janë larguar nga Elbasani, fusha pritëse e Tiranës në këtë ndeshje me një tre pikësh shumë të rëndësishëm. 15 pikët e grumbulluara në mbyllje të fazës së parë e pozicionojnë Erzenin në vendin e dytë me pikë të barabarta me Tiranën.
Për Erzenin, faza e dytë, nis me duelin e transfertës me Vllazninë, skuadër të cilën e mundi në startin e kampionatit 1-0. Një duel mes dy skuadrave që i ndan një pikë diferencë, me shijakasit e vendit të dytë me 15 dhe shkodranët e vendit të katërt me 14 pikë.