Humbi në transfertë me Elbasanin, trajneri i Laçit Qatip Osmani: Meritonin më shumë, anulimi i golit në minutën e fundit hap diskutime

Prononcimi i trajnerit të Laçit, Qatip Osmani, pas ndeshjes, Elbasani-Laçi  2-1

“Mendoj se meritonim më shumë. Të përmend gabimin e mbrojtësit të majtë. Lojë e qëndrueshme në pjesën e parë, fillimi i pjesës së dytë, 15-20 minuta, ishte lojë konfuze ku krijuan disa raste. U munduam t’i finalizojmë aksionet që patëm qëkur morëm golin. Nuk arritëm dhe kështu është futbolli.

Tre ndërrime bëmë menjëherë. Idea ishte te përqëndrimi i lojës. Xhoeli nuk do i lejonte aq lehtë me ato pasime që ndodhnin. Edhe njëkohësisht është lojtar sulmues dhe që mund të bëjë diferencën.

Ne 3 ndeshje i luajtëm me 5 lojtarë në mbrojtje, për shkak të vertikalizimeve të kundërshtarit. Sot u munduam në pjesën e topit në thellësi, pas shpinës sonë, që të jetë mbrojtja dhe Nerguti. Në disa momente ia arritëm. Te penalltia ishte momenti kur shpejt u luajt audi dhe ndoshta nuk kishte kohë. Jemi orientuar në këtë pjesë sepse ndodh disa herë në lojë. Mundohemi me 5 njëherë, tani edhe me lojtarin mesfushor që është. Ta formojmë atë pesë”, u shpreh trajneri i Laçit për “RTSH”.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe