Prononcimi i trajnerit Glen Daja pas ndeshjes Elbasani-Laçi 2-1
“Ajo është pjesa e stafit, pjesë e punës sime së pari dhe pastaj e jona. Do e rregullojmë këtë problematikë që kemi. Për t’u vlerësuar karakteri çunave sepse ndeshja e dytë radhazi që brenda jave kthejmë rezultatin. Kishim mundësinë që ta mbyllnim më shpejt ndeshjen. Për këtë jam pak i mërzitur. Ka nevojë për punë. Laçi është ekip mjaft simpatik, bën lojë të bukur dhe për meritë të trajnerit. Ka moshë mesatare të re. Luajnë thjesht, por ndonjëherë e thjeshta është më e vështirë.
Ne nuk kishim problem te mbyllja e hapësirave, por shpejtësia e lëvizjes së topit. E dinim që Laçi do vinte me markim të fortë. Duhet ta ndërronim krahun e lojës sa më shpejt dhe të luanim me diagonale të mesme. I bëmë deri në njëfarë pike, por jo sa duhet. Ishte problem lëvizja e topit, sidomos poshtë. Ishin 3 lojtarë që luanin për herë të parë me njëri-tjetrin.
Rreth 40% e rezultatit të ndeshjes janë goditjet standarde. Duhet të marrim masa më mirë. Duke parë edhe kontigjentin e ekipit që kishim, ishim të detyruar. Edhe me Laçin, edhe me Partizanin. Me Laçin nuk e hëngrëm, nuk pësuam gol në goditje standarde por nga topi i dytë. Ishim të vendosur ok, por pjesën e sulmit të topit nuk e bëmë si duhet”, u shpreh trajneri i Elbasanit.


