Letër Falenderuese
Ekipi i Futbollit të Femrave Vllaznia zhvilloi ndeshjen e parë në fazën e grupeve në “UEFA Ëomen’s Champions League” kundër Real Madrid ditën e enjte me datë 20 tetor 2022.
Kjo ndeshje ishte e veçantë jo vetëm për ekipin, por për mbarë qytetin dhe më gjerë, sepse përveç paraqitjes në fushën e lojës, klubi kishte edhe një sfidë tjetër, atë të organizimit të ndeshjes për shkak të standarteve të larta që UEFA kërkon në këtë nivel.
Duke marrë shkas nga raporti i delegatëve të UEFA-s dhe drejtuesve të Real Madrid, ato specifikuan disa detyra të cilat janë plotësisht të realizueshme për ndeshjet e tjera, por mbi të gjitha u shprehën shumë të kënaqur për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.
Me këtë rast, Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia, falenderon dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ato persona dhe institucione që kontribuan në zhvillimin e kësaj ndeshjeje.
Falenderojmë:
1.Bashkinë Shkodër për rregullimin e territorit përpara dhe brenda stadiumit në kohë rekord.
2.Klubin e Futbollit Vllaznia, veçanërisht presidentin z.Alban Xhaferi që vuri në dispozicion të gjithë stafet për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.
3.Federatën Shqiptare të Futbollit për ngritjen e grupeve të punës që kjo ndeshje të ishte model në organizim.
4.Policinë e Rendit, Policinë Bashkiake dhe Security, të cilët e bënë detyrën e tyre në perfeksion duke mos patur asnjë problematikë si brenda dhe jashtë stadiumit gjatë zhvillimit të ndeshjes.
5.Median sportive të Shkodës dhe më gjerë, të cilat ishin gjatë gjithë kohës në promovimin dhe pasqyrimin e kësaj ndeshje të rëndësishme.
Mbi tëgjitha, falenderojmë qytetarët e Shkodrës dhe tifozat që ishin të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” duke e mbështetur ekipin për 90 minuta dhe treguan qytetari dhe kulturë të lartë qytetare dhe sportive.
Edhe pse ekipi humbi ndeshjen, falenderojmë vajzat për sakrificën dhe shpirtin e garës duke patur përballë një emër të madh si Reali i Madridit.
Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia i premton mbështetësve të tij që në te ardhmen do të ketë performance pozitive dhe do kërkojmë që të marrim më të mirën në çdo ndeshje.
Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia