Monday, November 25, 2024

Miqësorja me Arabinë Saudite / Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për në Abu Dabi

Lexo

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në Durrës për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite. Në drejtimin e trajnerit Edy Reja dhe stafit teknik skuadra ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Niko Dovana” para nisjes për në Abu Dabi.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë 18 nga lojtarët e thirrur me mesfushorin Arbnor Muçolli, i cili është bashkuar të dielën mbrëma me grupin dhe është stërvitur rregullisht sot me ekipin. Tekniku Reja ka provuar vendosje të ndryshme taktike me lojtarët në këtë seancë, teksa ekipi do të ketë edhe një stërvitje në stadiumin e ndeshjes të martën pasdite. Kombëtarja do të niset sot pasdite për në Abu Dabi, ku do të mbërrijë në orët e darkës për t’u akomoduar menjëherë në hotel.

Pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë menjëherë në Abu Dabi të hënën për t’u bërë pjesë e Kombëtares. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, të cilët janë të impenjuar këtë të diel me klubet e tyre. Ky test është një mundësië mjaft e mirë për lojtarët e spikatur të kampionatit që të tregojnë vlerat e tyre dhe të fitojnë shansin për të qenë sërish pjesë e Kombëtares kuqezi.

Miqësorja Arabi Saudite – Shqipëri do të luhet të mërkurën, datë 26 tetor në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img