Saturday, April 27, 2024

Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga e gjithë bota në garë. Luiza Gega, rekord kombëtar në gjysmë maratonë. Njijuhi me fituesit

Lexo

Ka përfunduar edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Shumë fitues, shumë çmime në një eveniment sportive, që është më i madhi në vend.

Kampionia europiane e atletikës, Luiza Gega fitoi gjysmë Maratonën e Tiranës duke thyer edhe rekordin kombëtar, pasi përshkroi 21 km për 1 ore 10 minuta dhe 18 sekonda. Rekordi kombëtar i mëparshëm ishte 1 ore e 10 minuta dhe 58 sekonda.

Në fund janë shpërndarë dhe çmimet për çdo kategori, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shpërndau për kategorinë “Marathon 42 K”.

Në fjalën e rastit, ndër të tjera Veliaj theksoi: “Kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe  jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina”.

“Slava Ukraini! Faleminderit të gjithëve që zgjodhën këtë kauzë e të gjithë ata që nuk pranojnë, që në Evropë të ketë luftë, konflikt, që në Evropë të ketë inflacion e çmime që shkojnë fiu, prej një psikopatie të një diktatori. Një superduartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit por sidomos për vëllezërit e motrat nga Ukraina”.

Ja fituesit sipas kategorive:

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Bogdan Semenovych

Vendi i dytë: Dario Ivanovski

Vendi i tretë: Vitalii Kuznetsov

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Valentyna Veretska

Vendi i dytë: Natalia Semenovych

Vendi i tretë: Biljana Kiradijeva

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Dmytro Didovodiuk

Vendi i dytë: Tirron Mamusha

Vendi i tretë: Mazerski Bartosj

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Luiza Gega

Vendi i dytë: Naile Seferaj

Vendi i tretë: Elisabeth Schleicher

Në kategorinë Marathon 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Nicolo Bedini

Vendi i dytë: Musa Hajdari

Vendi i tretë: Astrit Kryeziu

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Gresa Bakraqi

Vendi i dytë: Olesia Didovodiuk

Vendi i tretë: Redia Dauti

Në kategorinë “Ëe Too” tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Safet Planger

Vendi i dytë: Erblin Karaj

Vendi i tretë: Bajram Tirana

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Elona Qollaku

Vendi i dytë: Bujana Baballeku

Vendi i tretë: Llambrini Papa

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img