Monday, November 25, 2024

Tjetër fitore e MFC Panthers Shkodra. Mund 4-1 Coca Cola Tepelena 4-1 dhe vazhdon kryesimin e kampionatit “FSHF Sunday League-Panthers

Lexo

Ekipi i MFC Panthers Shkodër që drejtohet nga ish futbollisti i Vllaznisë, Fatmir Axhani, vazhdon të jetë skuadra lidër e kampionatit kombëtar të futbollit amator 9×9-“FSHF Sunday League”.

Pas katër fitoreve radhazi në katër javë kampionat, mbrëmjen e sotme ka ardhur edhe fitorja e pestë. Kundërshtari i MFC Panthers Shkodra, këtë javë ka qënë Coca Cola Tepelena, një skuadër kjo e mirëfinancuar nga kompania në fjalë, por që përballë djemve shkodranë është dorëzuar në të gjitha drejtimet.

Me një dopietë të Besfort Gjoklajt, një gol tjetër të Albert Miles, si dhe një autogol i skuadrës kundërshtare, Panthers Shkodra e ka fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 4 me 1.

Me tre pikëshin e sotëm, Panthers Shkodra ka shkuar në kuotën e 15 pikëve duke vijuar të kryesojë kampionatin “FSHF Sunday League”. Ndërkohë, mbetet për tu parë se si do të paraqitet në ndeshjen e nesërme skuadra rivale, Prestige MFC, rivalja kryesore e Panthers Shkodra, e cila pas javës së katërt ishte me pikë të barabarta me Vllazninë.

Për javën e gjashtë të kampionatit “FSHF Sunday League”-futboll 9×9, Vllaznia do të ndeshet me ekipin e Ferraj FC.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img