Saturday, May 18, 2024

Prag Arabia Saudite-Kombëtarja e Rejes zhvillon stërvitjen e fundit në Abu Dabi

Lexo

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar pasditen e të hënës drejt Abu Dabit, aty ku do të luhet miqësorja me Arabinë Saudite, për të mbërritur në orët e vona të mbrëmjes dhe është akomoduar në hotel.

Me grupin kuqezi janë bashkuar edhe pesë lojtarët, të cilët kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre këtë të diel e më konkretisht Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani.

Pas akomodimit skuadra ka zhvilluar një seancë teorike e analizë video dhe të martën pasdite në orën 18:00 sipas orës shqiptare përfaqësuesja ka zbritur në fushën e stadiumit “Al Nahyan” për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para miqësores, e ku kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët e ftuar për këtë test.

Trajneri Edoardo Reja ka pasur mundësi të provojë formacionin e ndeshjes si edhe vendosjë te ndryshme taktike në fushë. Grupi është i plotë dhe për fatin e mirë nuk ka pasur probleme fizike për lojtarët e grumbulluar.

Kombëtarja e nisi grumbullimin që të shtunën e kaluar në Durrës, ndërsa lojtarët e ftuar për këtë miqësore vijnë shumica nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa një pjesë e vogël viojnë nga kampionate të huaja.

Miqësorja Arabi Saudite–Shqipëri do të luhet të mërkurën, datë 26 tetor në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img