Çelsi-Vllaznia 3-0
(Shënuese: Kerr, 10’ dhe 36, dhe Harder 37’)
Përmes një super atmosfere që shoqëroi stadiumin “Kingsmeadoë” të Londrës, ku duhet thënë se ishte tifozëria shqiptare ajo që dukej dominuese në mbështetjen e skuadrës shkodrane Vllaznia.
Dhjetë minutat e para të takimit janë model për Vllazninë, e cila përpos se ia arrin ta ruajë rrjeten e saj të paprekur, ndërmerr edhe aksione sulmuese drejt portës vendase, ku Megi Doçi mbetet problem për mbrojtjen e Çelësit, ku në dy momente detyrohen ta bllokojnë me faull.
Por, vetëm kaq, sepse pikërisht në minutën e dhjetë vjen goli i parë i Çelësit me autore Kerr. Futbolliste kjo, e cila shënon përsëri në të 36-tën minutë duke e çuar në 2-0 avantazhin londinez.
Vetem një minutë pas golit të dytë, është Harder që shënon edhe golin e tretë për Çelësin, i cili e mbyllë pjesën e parë me rezultatin 3-0 në favor të tij.