Monday, December 23, 2024

Ngjarja e hidhur e Jason Rushajt, talentit 14 vjeçar që humbi jetën me babain në Shkodër, ngushëllohet nga klubet “Djelmnia Shkodrane”, “Vllaznia” dhe Presidenti i FSHF-së, Duka

Lexo

Ngjarja e rëndë në Shkodër ku dy persona, babë e bir, u mbytën nga përmbytjet e mëdha shokoi vendin. Pjetër e Jason Rushaj u rrëmbyen nga përroi që kishte dalë nga shtrati dhe humbën jetën tragjikisht. Vogëlushi Jasoni ishte futbollist shumë i talentuar në Akademinë e Futbollit “Djelmnia Shkodrane”.

Djelmnia Shkodra ka përcjellur ngushëllimet për futbollistin:
“Qyteti jone ka humbur mbrëmjen e djeshme Babë e Birë në rrjellen e Prronit të thatë. Miqt e të gjithë atyre që i kanë njohur ! Djali Jason Rushaj i familjes sonë së Futbollit u bëre engjëll se kështu e deshti zoti ku bashke me Baben tend shkuat shum shpejt në qiell! Kjo është jeta, dhe ne nuk kemi në dorë asgjë, edhe pse luftojmë aq fort për të qenë mbi dhe, pjesë e një cikli sa të bukur, aq edhe absurd. Sa shkrime kemi bëre per ty për arritjet e fitoret që patme me ekipin ton e trofet e merituara,me pritjet e tuja në porte e dëshira jote për tu përmirësu ç’do ditë e më shume… me të qeshuren tënde që te karakterizote si fëmijë i lumtur , e sot të bej këte shkrim për ty. Sa dhimje na dha ikja jote sot U prefsh ne paqe me baben tend o engjell! Pushofsh në paqe Jason e Petrit RushajAkademia jonë i përcjell ngushëllime të sinqerta Familjes!

Klubi Vllaznia ka ndarë një mesazh ngushëllimi për vëgolushin Jasoni, i cili ishte pjesë e Akademisë së Futbollit “Djelmnia Shkodrane”.

Ngushëllimi i klubit Vllaznia:

“Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike dje në Bogë e Pjetër dhe Jason Rrushajt ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Jason ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”..

KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rushaj, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Jason!”

Edhe President i FSHF-së, Armando Duka i cili u shpreh se viktima ishte futbollist shumë i talentuar i Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane. Duka shprehu ngushëllimin për ngjarjen tragjike në Shkodër.

“I pikëlluar nga ngjarja tragjike e ndodhur dje në Bogë të Shkodrës ku rrjedha e ujit i mori jetën Pjetër e Jason Rrushajt, babë e bir. Kjo fatkeqësi e madhe që na ka prekur të gjithëve, pasi 14-vjeçari Jason Rrushaj ishte një futbollist i talentuar që po rritej në radhët e Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane. 

Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më thella familjes Rrushaj, të afërmve, miqve dhe Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane për këtë humbje të rëndë. Uroj që Zoti t’i japë forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.

U prehsh në paqe Jason, engjëlli që u nda shumë shpejt nga ne për t’iu bashkuar parajsës!”– shkroi Duka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img